“Zaniolo te Juventusi? Harrojeni”, e ëma e talentit i mbyll derën!

Nikolo Zaniolo ishte një ndër zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Serie A. 19-vjeçari debutoi me Romën nën drejtimin e Di Françeskos dhe e tregoi menjëherë kualitetin që zotëron. Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2023 me verdhekuqtë, ndërsa ofertat në drejtim të tij janë të shumta.

Më shumë se të gjithë e dëshiron Juventusi i Sarrit. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe e ëma e mesfushorit. Françeska Kosta i mbyll derën Juventusit, “thumbon” Klaudio Ranierin dhe ndihet keq nga fjalët e shumta të pavërteta që qarkullojnë për djalin e saj.

Do të qëndroje te Roma derisa të dojë klubi. Nikolo është një djalë shumë i qetë, i cili ka patur një shpërthim të papritur dhe nuk ka qenë e thjeshtë për ta menaxhuar  psikologjikisht suksesin. Nuk ka lidhje fare kontrata. Nikolo ka nevojë vetëm për një trajner psikolog.

Di Françesko ishte, ndërsa me trajnerin e radhës (Ranieri) ndodhi më pak. Ai i ndryshoi rol dhe e aktivizonte në pozicione jo ideale për cilësitë e Nikolos. Ndihemi keq kur lexojmë për kërkesat për rritje rroge. Nuk është aspak e vërtetë dhe janë të gjitha fjalë kot”, përfundon Françeska Kosta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *