“Vrasje” në 45 minuta, Kosova i jep leksion Andorrës

0

Kosova U-21 ka nisur sot rrugëtimin për në kualifikueset e Europiani U-21. “Dardanët” e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi kanë shkatërruar në transfertë skuadrën e Andorrës, me rezultatin 4-1.

Fillimisht, ishte Gashi ai që shënoi. Kosovës i mjaftuan vetëm katër minuta për të fituar një penallti dhe për të kaluar në avantazh. Në minutën e 30-të të takimit, Daku dyfishon avantazhin për Kosovën U-21.

Por dominimi i “Dardanëve” nuk do të ndalonte këtu, pasi brenda pjesës së parë, shënojnë dhe dy herë të tjera. Goli i tretë mban firmën e Memës në minutën e 32’, ndërsa Abedini në minutën e 45’ vendosi rezultatin final të sfidës, 0-4.

Andorra U-21  –  Kosova U-21  0-4
Gashi 4’, Daku 30’, Mema 32’, Abedini 45’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.