Vlerësohet 70 mln euro, Reali vihet pas “diamantit” të Betis

0

Real Betis nuk është një nga skuadrat ku dalin emra të mëdhenj të futbollit, por sot, ekipi bardhejeshil ka në gjirin e tij një diamant të çmuar. Bëhet fjalë për Xhovani Lo Celso, mesfushori argjentinas i cili shëklqeu sezonin e shkuar.

Paraqitjet e tij perfekte, bënë që Totenhemi të vihej pas tij, pasi e shikonin si pasuesin ideal te Kristian Eriksen, duke parë që ky i fundit kërkohej me ngulm nga Real Madrid. Megjithatë, “Los Blancos” kanë vendosur të mos bëjnë ofertë për Eriksen.

Sipas mediave iberike, “Galaktikët” duan me doemos shëbimet e Lo Celson, me trajnerin Zidan që e sheh si lojtarin e duhur për të përfocuar mesfushën. Real Betis kërkon 70 milionë euro, por një akord mund të arrihet dhe për një shumë më të vogël.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.