Vjen largimi i radhës, Dvornekoviç merr “valixhet”

0

Kroati, i cili këtë sezon ka qenë një lojtar stabël në formacion, është zyrtarisht i larguari i radhës nga kampionët

Jurgen Zela

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Matija Dvornekoviç nuk do të jetë më pjesë e klubit të Kukësi. Kroati ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me Kukësin, me klubin që e ka konsideruar si të panevojshëm për sezonin e ardhshëm, duke mos i ofruar një kontratë të re mesfushorit. Me kuksianët ai arriti që të fitonte të gjithë trofetë kombëtar, madje si protagonist në Superkupën e Shqipërisë, duke realizuar dhe golin e parë të sfidës. Gjatë qëndrimit në Kukës, ai u aktivizua në 58 takime mes kampionatit, Kupës dhe ndeshjeve të Europës, duke arritur që të shënonte dhe 9 gola. Gjatë këtij sezoni, mund të veçohet goli i shënuar përballë Partizanit në javën e 32-të, që i dha avantazhin e përkohshëm Kukësit, pasi në fraksionin e dytë kryeqytetasit barazuan, por që dhe një pikë i gëzoi kuksianët. Një nga arsyet kryesore që shtunë në largimin e mesfushorit të avancuar ishte dhe paga e tij e lartë, sigurisht duke parë dhe paraqitjet e tij në fushën e lojës, pasi nuk bënte ndonjë diferencë të jashtëzakonshme me pjesën tjetër të skuadrës.

LARGIMET

Puna për formimin e një skuadre të re normalisht që do të niste me largimet e lojërave, kjo për të krijuar dhe një ide më të qartë se ku ekipi ka nevojë për ndërhyrje. Me largimin e kroatit Dvornekoviç, numri i lojtarëve të larguar zyrtarisht shkon në tre me Lushtakun dhe Meminin që janë njoftuar që më parë. Ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet dhe largimi i disa lojtarëve të tjerë, me Grecën dhe Rangelin që rrezikojnë më së shumti.  

AFRIMET

Edhe pse skuadrat e tjera kanë nisur me goditjet e para, në Kukës ende nuk ka zbarkuar askush. Normalisht fakti që do të luajnë në Champions dhe aventura në arenën ndërkombëtare nis në turin e dytë, koha në dispozicion për të bërë goditjet e nevojshme është më e madhe se skuadrat e tjera. Strategjia duket e qartë si në merkaton e janarit, ku pritet që blerjet të jenë “të goditura”, por ndryshe nga merkato e dimrit, mund të jenë dhe të kushtueshme, pasi pretendimet për të arritur në grupet e Europa League kërkojnë dhe të tilla sforco financiare. Përforcime do të ketë nga mbrojtja në sulm, por kampionët po presin qetësisht momentin e duhur, për të mos gabuar dhe afruar lojtarë që më pas kanë rezultuar shumë larg pritshmërive.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.