Luftëtari i kthehet fushës më 19 qershor, priten 3-4 afrime

Gjirokastritët kanë mbledhur mendjen sa i takon Kupave të Europës dhe janë fokusuar te përgatitjet për sezonin e ri, ku ndryshimet do të jenë të pakta

Gëzim Beqiri

Shtyrja e datës së vendimit nga Komisioni i Etikës në lidhje me çështjen e Skënderbeut, që dyshohet i përfshirë në trukimin e ndeshjeve, i ka prerë përfundimisht shpresat e Luftëtarit për në Kupat e Europës. Ende nuk ka asnjë reagim nga klubi gjirokastrit, ndërkohë që data tjetër është përtej kohës, kur do të hidhet shorti i Kupave të Europës. Etika është mbledhur dy herë dhe nuk ka vendosur. Shtyrja e vendimit në Gjirokastër shihet si një tendencë për të favorizuar Skënderbeun, që verën e kaluar nuk u lejua të merrte pjesë në Kupat e Europës. Pa e paragjykuar, ky komision duket se nuk e ka atributin për të marrë vendime deri në përjashtimin e një skuadre nga Superliga, përderisa nuk ka vepruar në raste më flagrante në futbollin shqiptar, sidomos ndaj Kukësit dhe Tiranës, që dukshëm trukuan ndeshjet e kampionatit dhe kupës. Gjithsesi, çdo dënim i mundshëm nuk ia mohon Luftëtarit të drejtën të luajë në Europë, kështu që në Gjirokastër nuk duhet të kenë asnjë peng.

RIORGANIZIMI – Luftëtari, duke u klasifikuar në vend të 4-t, e humbi të drejtën e pjesëmarrjes në Kupat e Europës, pasi këtë të drejtë e fitoi Tirana, që fitoi finalen e kupës. Një ndeshje, që edhe kjo pati diskutime, ngaqë skuadra korçare bëri një paraqitje të dobët. Pavarësisht se Luftëtari nuk ka asnjë pretendim për në Europë, pasi synimi i tij ishte qëndrimi në Superligë, do t’i fillojë më herët se vitin e kaluar përgatitjet e sezonit të ri, ku do të ketë të tjera objektiva. Më 19 qershor Luftëtari nis stërvitjen dhe, sipas njoftimit të fundit të drejtuesve të klubit, do të ketë thuajse të njëjtët futbollistë. Ka vetëm një të larguar deri tani, Vangjel Zguro, i cili është larguar jashtë vendit, ndërkohë që ditën e grumbullimit pritet të jenë në ekip 3-4 afrime, që do të ishin pjesë e Luftëtarit më shpejt, nëse kjo skuadër do të përfaqësohej në Europë. Si zakonisht, emrat e atyre që largohen dhe afrohen, bëhen me dije kur zyrtarizohen. Edhe nëse kjo nuk deklarohet tani, ajo që dihet është se do të ketë patjetër ndryshime. Këtë sezon te Luftëtari do të ketë më shumë të afruar se të larguar. Disa futbollistë nga ekipet e të rinjve do t’i bashkohen grupit, sepse shumë të rinj të ekipeve U-17 dhe U-19 u vëzhguan në disa ndeshje nga tekniku Mlladen Milinkoviç, i cili do të vendosë për ata që do të mbajë në ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online