Viti magjik i Strakoshës, vlen 10 herë më shumë

0

Thomas Strakosha është futbollisti më i suksesshëm shqiptar në këtë moment dhe me siguri viti 2017 do të mbetet i paharrueshëm për të, sepse ka qenë i mbushur me suksese.

Në janar 2017 vlente 1.4 milionë, sipas sitit të specializuar transfermarkt.de, ndërsa në rifreskimin e të dhënave rreth tij Strakosha vlen tashmë 13 milionë euro.

Një kapërcim gjigant për portierin kuqezi, i cili është bërë titullar i paprekshëm te Lacio këtë vit, duke mos munguar as në kupë apo Europa League.

Triumf në Superkupë kundër Juventusit, rendiment fantastik me Lcion dhe kombëtaren, penallti vendimtare pritur Dibalës në Torino, Strakosha është tashmë një ndër yjet e Serisë A dhe nëse Lacio vendos ta nxjerrë në shitje, vlera e tij shkon shumë më tepër se 13 milionët e vendosura si çmim nga transfermarkt.de, sepse Strakosha është vetëm 22 vjeç, një adoleshent kur bëhet fjalë për një portier.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.