VIDEO | Zvicra e nis mbarë, triumfon pastër në Gjeorgji

Kombëtarja e Zvicrës e ka nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e saj në eleminatoret e Euro 2020. Helvetët kanë triumfuar në transfertë ndaj Gjeorgjisë, pastër me shifrat 0-2, duke e zgjidhur ndeshjen në pjesën e dytë.

Fillimisht, ishte Stiven Zuber, i cili shënoi golin e avantazhit për të tijtë. Mesfushori shfrytëzoi në maksimum një pasim të bukur të Embolo, duke goditur saktë në cepin e portës.

Për të hipotekuar fitoren, mendoi Zakaria, i cili shënoi në minutën e 80-të golin e dytë. Ishte Albian Ajeti, i cili gaboi i vetëm përballë portierit, por Zakaria korrigjoi gabimin, duke shënuar me portën e boshatisur.

Kështu, Zvicra feston tri pikët e para në Grupin D, ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe Irlanda, Danimarka dhe Gjibraltari.

Gjeorgji 0-2 Zvicër
Shënues: Zuber 56’, Zakaria 80’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *