Vllaznia B e “blinduar” ndaj Luzit, përforcime nga ekipi i parë

Vlerësimi i shkodranëve të Vllaznisë B për ndeshjen e javës së 17-të me Luzi 2008, duket i madh. Drejtuesit e klubit të futbollit shkodran kanë menduar që për këtë sfidë ta përforcojnë skuadrën e tyre me lojtarë nga skuadra e parë, Vllaznia, që këtë javë është pushim.

Për SportEkspres.com këtë e konfirmon vetë trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, i cili thekson se pretendimet e tyre janë për t’u ngjitur në tabelën e klasifikimit. Një triumf i shkodranëve do të ishte një asist edhe për Tërbunin, ekip që synon ngjitjen në Kategorinë e Parë. 

“Ne kemi pretendimet tona deri në mbylljen e këtij sezoni dhe çdo ndeshje e kemi vlerësuar maksimalisht. Edhe ndeshjen e ditës së diel me Luzin kështu e kemi vlerësuar. Madje do t’u thoja se do të kemi përforcime edhe nga Vllaznia A, që e ka pushim këtë javë. Synimi ynë është vetëm fitorja në këtë ndeshje, pas së cilës Vllaznia B do të hyjë realisht në grupin e skuadrave pretendente për kreun”, u shpreh trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online