VIDEO | Sot 32 vite më parë në Angli nisi një epokë, ajo e Sër Aleks Ferguson

Ditën e sotme data shënon 6 nëntor. Viti aktual është 2018, por në qoftë se do të shkojmë 32 vite pas në vitin 1986 do të kuptojmë se kjo datë i përket nisjes së një epoke në futbollin anglez, më konkretisht në Mançester. Junajtid vendos në krye të saj trajnerin më të ri, skocezin Aleksandër Çepman Ferguson. Sot ai njihet nga e gjithë bota si, Sër Aleks Ferguson.

Nga viti i largët 1986, Sër Aleks qëndroi në krye të “djajve të kuq” për plot 27 vite, ku mori trofe të pafund, përfshirë këtu dhe 2 herë fitimin e tripletës, apo dhe 13 herë Premier Ligën. Sot mbushen plot 32 vite nga dita historike e nënshkrimit të tij me Junajtid dhe klubi nga “Old Traford”, nuk mund ta harrojë kurrsesi trajnerin më të suksesshëm të historisë së tyre.

Momentet më të bukura të 27 viteve të teknikut skocez në krye të Junajtid janë përmbledhur në videon e mëposhtme, që me shumë mundësi do të përlotë shumë tifozë. Gjithashtu në video bëjnë pjesë dhe lojtarë legjendarë të Mançesterit si, Rajan Gigs, Pol Skolls dhe Geri Nevill. Përmbysja e çmendur në finalen e Championsit po ashtu nuk kishte si të mungonte, në momentet më kulmore të Sër Aleks Ferguson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *