VIDEO | S’ka fitues në Gjirokastër, Tirana dhe Luftëtari lënë gjithçka pezull

Luftëtari dhe Tirana u ndalën në një barazim pa gola në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Rezultati i sotëm lë të hapur çështjen e kualifikimit në finale. Dy ekipet do të përballen në fundjavë në kampionat, ndërsa më datë tetë maj në “Selman Stërmasi” do të vendoset se cila skuadër do të marrë biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Kukësi – Kukësi.

Tirana e filloi vrullshëm lojën duke rrezikuar me Kobinën në minutat e para të takimit. Luftëtari u kundërpërgjigj me disa aksione të njëpasnjëshme duke testuar portierin Abibin. Në minutat e fundit të lojës kapitenët Rapa dhe Karabeci dëmtohen dhe detyrohen të lënë fushën pas pak minutash.

Në pjesën e dytë Tirana rikthehet sulmuese. Disa aksione personale të Ngo krijojnë shqetësime te vendasit. Minutat e fundit të takimit loja e të dyja skuadrave u qetësua me barazimin që u duk sikur kënaqte të dyja ekipet.

KUPA E SHQIPËRISË – Faza gjysmëfinale

E mërkurë, më 24 prill, ora 16:00

LUFTËTARI – TIRANA              0 – 0

Luftëtari: E.Bakaj, Rapa (Neziri 42′), R.Hoxha, Kotsionis, Xhekson, Aleksi, Rrapo, Fili, Ymeraj (Çelaj 83′), Demo, Oshafi (Hanti 68′). Trajner: Julian Ahmataj. Në dispozicion: Ruçi, Kukaj, Angelos Hanti, Açka, Çelaj, Neziri, Hyseni.

Tirana: Abibi, Doka, Goxha, Imami, Hoxhallari, Karabeci (Greca 46′), Mauexhe, Hasani, Oduamadi (Halili 81′ ), Kobina, Ngo (Sentamu 76′). Trajner: Ardian Mema. Në dispozicion: Lika, Daja, Greca, Halili, Sentamu, Turtulli, Muça

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi

EPISODET

85’ –  Depërtim i bukur i Çelajt, i cili fiton një goditje dënimi shumë pranë portës së Tiranës.

77 – Kundërsulm i shpejtë i Tiranës me Oduamadin. Nigeriani pason për Grecën, por Xhekson ndërhyn në kohë dhe largon topin.

62’ – Hoxhallari ndërhyn ndaj Ymerajt. Vendasit pretendojnë për penallti, por arbitri Jorgji e konsideron lojën të rregullt.

 

54′ – Tirana shfaqet ekipi më i rrezikshëm. Luftëtari vendoset mbrapa dhe përpiqet të kapë bardheblutë në kundërsulm.

46′ – Mema zëvendëson Karabecin e dëmtuar, në lojë futet Greca.

45′ – Mbyllet pjesa  e parë!

40′ – Kontakt i fortë midis Rapës dhe Karabecit. Mbrojtësi i Luftëtarit e ka të pamundur të vazhdojë.

30’ – Sprint i shkëlqyer i Oshafi, i cili driblon Hoxhallarin dhe futet në zonën e rreptësisë. Pasimi final nuk ishte i duhuri dhe Karabeci largon rrezikun.

18’ – Raste të njëpasnjëshme të Luftëtarit. Rapo i afrohet golit, ndërsa pak sekonda më vonë një gabim i Abibit nuk shfrytëzohet nga i riu Oshafi.

 

10′ – Oduamadi pason për Kobinën. Ganezi gjuan pak metra larg portës së portës së Luftëtarit, por goditja e ganezit gjen mbrojtësin Xhekson, i cili largon rrezikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *