I hodhi këpucët në plehra pas rastit që humbi në fushë, sulmuesi shqiptar grindet me shokun e tij të skuadrës

Albion Rrahmani duket se po kalon një situatë jo të mirë jashtë fushës së lojës. Sulmuesi shqiptar është përfshirë në një përplasje me shokun e tij të skuadrës, Jakabin. Gazetari Decebal Radulesku ka zbuluar se dy futbollistët në fjalë ishin vetëm një hap larg përleshjes fizike.

Rrahmani humbi një rast të pastërn në ndeshjen me Steauan e Bukureshtit, çka duket se i la një shije të hidhur Jakobit. Ky i fundit shkoi në dhomën e zhveshjes dhe hodhi në plehra këpucët e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Pas këtij gjesti, dy futbollistët në fjalë janë grindur me njëri-tjetrin, por shokët e skuadrës kanë ndërhyrë për të shmangur një përleshje fizike mes tyre.

Ndërkohë, Rrahmani e shfaqi gjendjen e tij jo të mirë psikologjike edhe mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar humbi një 11 metërsh që mund të shmangte humbjen e Rapidit të Bukureshtit dhe pas përfundimit të kësaj ndeshjeje është parë të përlotet në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/