I kërkoi ndihmë edhe kundërshtarit, De Rosi: I kërkova këshillë Alegrit për ndeshjen me Leverkusenin

Roma do të përballet mbrëmjen e së enjtes ndal Bajer Leverkusenit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Europës. Verdhekuqtë i pret një mision thuajse i pamundur. Pas humbjes 0-2 në “Olimpiko”, Roma nuk ka rrugë tjetër përveçse të mposhtë ekipin që deri më tani nuk e ka mposhtur dot askush në këtë sezon.

De Rosi është i vetëdijshëm për detyrën e vështirë që e pret përpara. Trajneri i skuadrës italiane i ka shtrirë dorën për ndihmë edhe rivalit të tij mbrëmjen e sotme, Alegrit. De Rosi ka thënë për “DAZN”-in pas ndeshjes me Juventusin se i ka kërkuar këshillë Alegrit për ndeshjen e kthimit ndaj Leverkusenit.

“Për ndeshjen e kthimit me Leverkusenin i kërkova këshillë edhe Alegrit. Ai më tha: ‘Mund të shënosh golin e parë edhe në minutën e 60’. Jo domosdoshmërisht duhet të shkojmë në sulm”, ka deklaruar Daniele De Rosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/