VIDEO |“Paqe” në Bullgari, Mali i Zi merr një pikë të çmuar

0

Bullgaria dhe Mali i Zi janë ndarë në barazim 1-1, në sfidën e luajtur në Sofie. Një ndeshje mjaft e luftuar dhe me shumë raste, sidomos në pjesën e dytë, ku u shënuan edhe dy golat e sfidës.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga bullgarët, të cilët nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara, ndërsa në fraksionin e dytë, malazezët përfituan nga një kundërsulm, duke kaluar në avantazh me anë të sulmuesit Mugosa.

Bullgaria nuk mund të pajtohej kurrësesi me humbjen dhe u hodh e gjitha në sulm. Përpjekjet e vendasve u shpërblyen në minutën e 82-të, kur Nedelev shndërroi në gol një 11-metërsh, duke mbyllur gjithçka në barazim 1-1.

Kujtojmë që Bullgaria dhe Mali i Zi bëjnë pjesë në grupin A, ku ndodhet edhe Kosova, Anglia dhe Republika Çeke.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.