VIDEO | MotoGP: Aksident i frikshëm, Lorencos “nuk i punojnë frenat”!

0

Horge Lorencos nuk po i ndahen dot problemet dhe rrëzimet nga motori. Piloti nga Majorka ka përjetuar momente frike në provat e lira të Garës së Tailandës në MotoGP. 31-vjeçari i Dukatit, i cili nuk e kishte kaluar akoma dhimbjen e frakturës së këmbës së djathtë të pësuar në Aragon, është përplasur në tokë në kthesën e tretë të cirkuitit të Buriramit.

Lorenco është transportuar menjëherë për në spital për të marrë mjekimet e nevojshme, pas dëmtimit të fortë që ka pësuar në asfaltin e pistës.

Horge nuk ka pësuar frakturë të madhe dhe për momentin është në gjendje të mirë. AI është një luftëtar dhe do të tentoje të marre pjesë në garë. Nuk më shpjegoi fare shkaqet e rrëzimit, thjesht ishte shumë i zemëruar”, është shprehur menaxheri i Dukatit, Davide Tardozi.

Andrea Doviciozo është shpallur piloti më i shpejtë i ditës me kohën 1’31’’090, ndërsa pas italianit është renditur Vinales i Jamahas dhe Kraçlou i Honda Lcr. Vendi i katërt për Mark Markez, ndërsa Valentino Rosi e ka mbyllur në pozicionin e nëntë.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.