VIDEO | Mjaftojnë katër minuta, Bajerni nis festën e titullit

0

Bajernit i kanë mjaftuar katër minuta lojë për të gjetur avantazhin kundër Ajntrahtit të Frankfurtit. Kingsli Koman ka shënuar pas një asisti të marrë nga Myler dhe në stadium ka nisur festa.

Ekipit bavarez i mjafton një barazim në ndeshjen e sotme për të festuat titullin kampion.

Djemtë e Kovaç duan t’i japin fund sa më shpejt rivalitet të madh të këtij sezoni me Dortmundin dhe për momentin janë në rrugë të mbarë për festimin e një titulli emocionues.

Dortmundi po përballet me Gladbahun në transfertë, por fitorja nuk mjafton. Edhe nëse ia dalin të sigurojnë tre pikët, shpresat minimale të verdhezinjve varen nga Ajntrahti i Frankfurtit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.