VIDEO | Mbape sërish protagonist, i “lë targën” Kavanit

0

PSG ka arritur të marrë tri pikët në transfertë kundër Sent-Etien. Golin e vetë të takimit e shënoi Kilian Mbape në minutën e 72-të, që kampionët e Francës të thyejnë vendasit që pavarësisht buxhetit shumë herë më të vogël, në fushën e lojës u treguan kundërshtarë mëse të denjë.

Me këtë gol Mbape shkon dy gola përpara Kavanit në renditjen e golashënuesve të kampionatit, duke regjistruar golin e 19-të në 18 aktivizime.

Një e veçantë tjetër e golave të Mbapesë është se asnjë prej tyre nuk është shënuar me penallti, ndërsa kolegu i tij Kavani ka shënuar 4 gola me 11 metërsh.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.