VIDEO | Kaljari gjen fitoren e parë për 2019-tën, Pavoleti përmbys Parmën

Kaljari gjen fitoren e parë për vitin 2019, teksa ka triumfuar në shtëpi ndaj Parmës me përmbysje. Sfida nisi e ekuilibruar, teksa vetëm në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 40-të, ishte Juraj Kucka, i cili zhbllokoi sfidën duke kaluar në avantazh miqtë.

Në fraksionin e dytë, vendasit erdhën më me shumë besim dhe në minutën e 65-të, barazuan shifrat me anë të Pavoletit. Kaljari vijoi me presionin dhe lojën e mirë, dhe kur kishin mbetur vetëm pesë minuta nga fundi, shënuan golin e fitores, me të njëjtin autor, pikërisht Pavoletin.

Kjo fitore, i jep frymëmarrje ekipit nga Sardenja, të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 24 pikëve në vendin e 14-të, me gjashtë pikë më shumë se ndjekësit nga zona e ftohtë. Ndërkohë, Parma mbetet në kuotën e 29 pikëve, në vendin e 12-të.

Serie A
Kaljari – Parma 2-1
Shënues: Pavoleti 65′, 85′ / Kucka 40′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *