VIDEO | Gola dhe gafa, Kukësi fiton “raundin e parë” kundër Skënderbeut

Kukësi ka arritur të marrë një fitore 2-1 në takimin e parë gjysmëfinal përballë Skënderbeut, por llogaritë ende nuk janë të mbyllura. Edhe pse verilindorët kishin gjithçka në kontroll, një gabim i Frashërit që solli golin e Bregut ka hapur të gjitha llogaritë.

Vendasit shënuan shumë shpejt me anë të Rexhinaldos. Mozambikasi i shkëputet mirë mbrojtjes së Skënderbeut dhe shënon në minutën e 21’, duke mposhtur portierin Dajsinani. Shkurtaj do t’i bashkohej Rexhinaldos në listën e golashënuesve, pasi në minutën e 55’, konkretizon me gol një aksion shumë të bukur të verilindorëve.

Por vetëm 7 minuta më vonë, Frashëri nuk largon siç duhet një top dhe Bregu përfiton, duke i rrëmbyer topin dhe duke gjetur rrjetën, për të vendosur rezultatin final të sfidës, 2-1.

KUPA E SHQIPËRISË – Faza gjysmëfinale
E mërkurë, më 24 prill, ora 16:00

KUKËSI – SKËNDERBEU                 2-1
Shënues
: Rexhinaldo 21′, Shkurtaj 55′ / Bregu 62′

Kukësi: Frashëri, Teqja, Musolli, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Limaj (Joti 85′), Rroca, Çyrbja (Xhemaili 81′), Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambu (Pëllumbi 57′), Radas, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Gripshi, Bregu (Pervan 89′), Krasniqi (Oto Xhon 61′). Trajner: Orges Shehi

Kartonë të verdhë: Çyrbja 57′ / Sambu 43’, Radas 44’, Vangjeli 58′, Pëllumbi 90’+2

EPISODET

90’ – Mbyllet takimi në Kamzë. Kukësi ia del të mposhtë Skënderbeun 2-1, por kualifikimi mbetet i hapur në ndeshjen e kthimit

62’ – Goool Skënderbeu! Dejvi Bergu përfiton mjaft mirë nga një gabim i portierit Frashëri dhe me portën e boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë. Rihapet sfida në Kamzë, 2-1!

55’ – Gooool Kukësi! Shkurtaj shënon golin e dytë për verilindorët, duek i ndëshkuar “Ujqërit e Dëborës” nga një rreshtim skandaloz në mbrojtje. 2-0 Kukësi!

46’ – Pjesa e dytë ka nisur me një detaj shumë të veçantë. Portieri Dajsinani ka ndërruar fanellën, pasi i është kërkuar nga gjyqtari kryesor Hamiti. Pas disa minutash vonesë, fillon takimi

45’ – Mbyllet fraksioni i parë i lojës. Kukësi është në epërsi falë golit të Rexhinaldos, Skënderbeu duhet të zgjohet në pjesën e dytë

40’ – Kukësi më dominues, Skënderbeu po has vështirësi me duelet një kundra një. Rexhinaldo dhe Rroca duken në një ditë shumë të mirë

21’ – Goool Kukësi! Rexhinaldo i vjedh kohën mbrojtësit Sambu dhe i vetëm përballë portierit Dajsinani, nuk e ka të vështirë të shnëojë. Kukësi në avantazh

5’ – E pabesueshme çfarë humbet Çyrbja. Pas një kombinimi perfekt me Rrocën, mesfushori ndodhet i vetëm përballë portierit Dajsinani, por gjuajtja e tij pritet nga gardiani i Skënderbeut

1′ – Fillon takimi në Kamzë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *