VIDEO/ E majta e Zhegrovës është e pandalshme, i shënon gol Lionit 10 minuta pasi hyn në fushë

Edon Zhegrova po përjeton sezonin më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e 6 në Ligën 1 të Francës, ku gjithashtu ka dhënë edhe 5 asiste. Lojtari 25-vjeçar ka hyrë në fushë në minutën e 26 të takimit, pas dëmtimit të shokut të tij të skuadrës, Jazixhiut.

Nuk ka vonuar shumë dhe Zhegrova ka kthyer prozhektorët nga vetja. Vetëm 10 minuta e më vonë futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka shkundur rrjetën e Lionit. Zhegrova shmangu bukur lojtarët kundërshtar, për të liruar të majtën e tij, e cila rezultoi e pandalshme. Aktualisht Lila është duke udhëhequr me shifrat 2-0 ndaj Lionit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/