VIDEO | Gol “alla-Roben”, Zeka dhuron spektakël në Holandë

Futbollisti i kombëtares së shpresave të Shqipërisë, Agim Zeka, u huazua gjatë merkatos së janarit nga francezët e Lilës në Holandë te klubi i Fortuna Sitard. 

Hapësirat në ekipin e parë kanë qenë të pakta, por 20-vjeçari po e tregon më së miri veten në kampionatin e skuadrave U21.

Së fundmi mëngjarashi shqiptar ka shënuar një gol tejet të bukur që tregon pse drejtuesit e Lilës pranuan të derdhnin 300 mijë euro nga arkat e Skënderbeut dy vite më parë.

Shpejtësi, teknikë në driblim dhe një goditje e fuqishme që shtang në vend portierin, ky gol i ka të gjitha.

https://www.instagram.com/p/BxIA_vQBqxb/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *