VIDEO | CR7 shënon nga çdo pozicion, gol fantastik nga prapa porte!

0

Kristiano Ronaldo është përshtatur shumë shpejt me ekipin e Juventusit dhe futbollin italian. 33-vjeçari portugez po shënon, dhuron asiste për shokët e skuadrës, po zbavitet dhe të njëjtën gjë përjetojnë dhe tifozët bardhezi.

Sulmuesi dhuroi një pasim të bukur për Manxhukiç kundër Valencias dhe kroati nuk e pati të vështirë të shënonte golin e fitores. Pak para fillimit të ndeshjes, CR7 ka shënuar një gol të veçantë në stërvitje.

Një gol i rrallë pasi është shënuar nga prapa porte. Një goditje me fallto me të majtën dhe topi në rrjetë. Ai dhe Juventusi nuk kanë asnjë rival në kampionat për momentin, ndërsa ekipi i Alegrit ka kaluar më tej dhe në Champions, objektivi kryesor dhe i shumëdëshiruar i bardhezinjve nga Torino.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.