VIDEO | Bonuçi në “shënjestër”, faji i tij në 5 nga 6 golat e pësuar

Leonardo Bonuçi u rikthye përsëri te Juventus vetëm një vit pasi ky i fundit i la bardhezinjtë për Milanin. Rikthimi i italianit u kontestua shumë nga ana e tifozëve, të cilët nuk e pritën mirë. Gjithsesi ecuria e Juventus ka qenë thuajse perfekte në këtë fillim sezoni, teksa numëron 10 fitore dhe një barazim në 11 ndeshje zyrtare.

“Zonja e vjetër” ka pësuar gjashtë gola deri tani dhe e çuditshmja qëndron te fakti se, pesë nga këto gola janë pësuar si pasojë e gabimeve të Leonardo Bonuçit. Duke nisur që nga java e parë ndaj Kievos, ku harron të mbulojë Stepinskin, për të përfunduar me golin e Daniele Besës mbrëmjen e kaluar, përsëri për neglizhencë të Bonuçit, mbrojtësi 31-vjeçar është vënë në qendër të kritikave.

Juve do të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj Mançester Junajtid, në “Old Traford”, një sfidë që do të luhet për Champions, ndërsa në fundjavë udhëton drejt Empolit në transfertë. Bardhezinjtë mbeten në vend të parë në Serinë A, me një diferencë prej katër pikësh nga Napoli, i cili është ndjekësi më i afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *