VIDEO | Bardhi nderon Maqedoninë e Veriut, Belgjika njeh vetëm fitore

0

Belgjika e ka pasur të lehtë të marrë tri pikët në transfertën qipriote. Eden Hazard dhe Miçi Batshuaji shënuan secili nga një gol gjatë pjesës së parë. Skuadra e Roberto Martinez dominoi përgjatë të gjithë pjesës së mbetur të takimit, por nuk mundi të thellonte avantazhin.

Polonia mban kreun e Grupit G me pikë të plota pas dy ndeshjes. Skuadra polake mundi modestët e Letonisë me rezultatin 2 – 0.  Autorët e golave për vendasit ishin dy lojtarë me eksperiencë si Robert Levandovski dhe Kamil Glik.

Nuk pati fitues në takimin tjetër të Grupit G midis Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut. Zajc shënoi i pari për vendasit, ndërsa baraspeshën u vendosi nga goli i futbollistit shqiptar Enis Bardhi.

Qipro 0 – 2 Belgjikë
Shënues: E.Hazard 10’, Batshuaji 18’

Poloni 2 – 0 Letoni
Shënues: Levandovski 76’, Glik 84’

Slloveni 1 – 1 Maqedonia e Veriut
Shënues: Zajc 34’ / Bardhi 47’

Irlandë e Veriut 2 – 1 Bjellorusi
Shënues: Evans 30’, Magenis 87’ / Staseviç 33’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.