VIDEO | Festë gjermane, Shulc shtang Holandën në frymën e fundit

Ka përfunduar me triumfin e Gjermanisë supersfida e mbrëmjes së sotme në Amsterdam. Pesë gola të shënuar në një sfidë krejtësisht të çmendur dhe të mbushur me spektakël. Holanda që del pa pikë në një ndeshje, ku ndoshta meritoi të paktën barazimin për lojën e treguar.

Sfida ka nisur menjëherë me gol, ku në minutën e 15-të ka qenë Leroj Sane, i cili ka shënuar golin e avantazhit për të tijtë. Sulmuesi i Mançester Sitit, ka shrytëzuar në maksimum një pasim të Shulc, duke mposhtur Silesen. Goli i tretë për 23-vjeçarin në 19-të ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e pancerave.

Më pas, Holanda ka tentuar të reagojë, por rastet e krijuara nuk kanë arritur të shfrytëzohen nga “Tulipanët”. Në minutën e 34-të ka qenë Serzh Gnabri, i cili ka dhuruar një perlë të vërtetë, duke çuar shifrat në 0-2 në favor të Gjermanisë.

Pjesa e dytë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Holandën, teksa kanë arritur të shkurtojnë diferecën pas vetëm tre minutash lojë, me anë të Matijs De Ligt.

Tulipanët vijuan ta shtonin presionin në kërkim të barazimit, të cilin arritën ta gjenin në minutën e 63-të me anë të Memfis Depajt.

Kur gjithçka u mendua se do të mbyllej në barazim, Gjermania arriti të befasojë me një aksion perfekt, ku finalizues ishte Niko Shulc. Goli i parë me kombëtaren për mbrojtësin, i cili i jep tri pikët “Pancerave”.

KUALIFIKUESE EURO 2020
GRUPI C

Holandë – Gjermani      2-3
Shënues: De Ligt 48′, Depaj 63′ / Sane 15’, Gnabri 34’, Shulc 90′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online