VIDEO | Barça pushton Mançesterin, një autogol mposht “djajtë”

Barcelona ka triumfuar në aktin e parë në Mançester përballë Junajtid, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt kalimit në gjysmëfinale. Ishte një autogol i Luk Shou, që mjaftoi për t’i dhuruar fitoren katalanasve.

Pikërisht në minutën e 12-të, pas një zbritje të blaugranave, Leo Mesi gjeti me një krosim Luis Suarezin, i cili nuk goditi mirë me kokë. Gjithsesi, ishte mbrojtësi Luk Shou, i cili në mënyrë të pafat devijoi topin drejt rrjetës së tij.

Mançesteri provoi të reagonte dhe nisi të krijonte raste, por me gjithë dëshirën dhe mundësitë që pati, ekipi i Solskjaer nuk arriti të shënonte. Barça e administroi mjaft mirë ndeshjen deri në fund, duke marrë një fitore me vlera, që e afron akoma më shumë me gjysmëfinalet.

UEFA Champions League

Faza Çerekfinale

Mançester Junajtid – Barcelona 0-1
Shënues: Shou 12’(aut.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *