Ventura nuk dorëzohet, Italia sërish me 4-2-4

 

Edhe sot, ndaj Izraelit, axurrët do të luajnë me të njëjtën skemë të përfunduar nën akuzë në humbjen me Spanjën

Të ringjiten dhe të reagojnë. Italia e Venturës nuk mund të bëjë dot ndryshe dhe kundër Izraelit, edhe pse në shi kritikash pas humbjes me Spanjën, ajo që vlen është vetëm fitorja. Trajneri ka qenë i qartë edhe në Madrid. Projekti është me kohë të gjatë, pra do të vazhdohet me 4-2-4, skema që ka përfunduar nën akuzë. Edhe në “Mapei Stadium” të Rexho Emilias, do të jetë kështu, me vetëm dy ndryshime. Konti mbrojtës i djathtë (Spinacola i dëmtuar), Astori në qendër (Bonuçi i skualifikuar). Më pas ajo që vlen është krenaria dhe dëshira për t’u hakmarrë. Duhet një përgjigje nga të gjithë. Dhe kjo pritet ndaj Izraelit.

HUMBJA – Figura e shëmtuar e bërë në “Bernabeu” zhgënjen por nuk mund të fshijë atë që është bërë në ecurinë drejt Rusisë 2018 deri në këtë moment. Italia është atje, e dyta dhe me një vend si kokë serie për t’u legjitimuar në plejofe. Një konfirmim që kalon edhe nga ndeshja e sotme, kundër Izraelit, atje ku “skoriet” spanjolle do të duhet të fshihen. Përgjigjen më të mirë mund ta japë vetëm fusha. Këtë e pret vetë trajneri i pari dhe më pas lojtarët e tifozët.

SKEMA – Ja se përse përtej kritikave, trajneri do të vazhdojë sërish me të njëjtën skemë, 4-2-4,me Astorin në vend të Bonuçit të skualifikuar dhe Kontin në të djathtë për të kompletuar paketën e mbrojtësve të krahut me Darmianin në të majtë. Për pjesën e mbetur do të t’i besohet atyre që në këtë moment ndoshta kanë më shumë nevojë, duke insistuar te Verrati dhe De Rosi në regji me vetëdijen dhe nevojën për të ndërtuar një skuadër sulmuese.

KURAJO – Një kurajë kjo që Ventura duhet të jetë në gjendje t’ua transmetojë lojtarëve dhe të gjithë ambientit, në radhë të parë djemve të tij. Një identitet që duhet ndarë si fillim me të gjithë për një objektiv, atë të Botërorit, që nuk mund të gabohet, pavarësisht nga moduli. Është totalisht legjitime të kërkohet diçka më tepër. Dhe sot është dita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *