Uria e tifozëve bëhet problem te Napoli, De Laurentis gjen një zgjidhje të çuditshme

0

Stadiumi i Napolit “San Paolo”, lë shumë për të dëshiruar përsa i përket infrastrukturës. Vitet kanë bërë të vetën dhe tani “shtëpia” e skuadrës së nënkampionëve të Italisë është në një turp për të gjithë qytetin.

Një ndër problemet më të mëdha të stadiumit është fakti se në të nuk ka restorante ose kioska që shpërndajnë ushqime, si në çdo stadium elitar në Europë. Pas vitesh të tëra vuajtje presidenti Aurelio De Laurentis mendoi një zgjidhje të rastit.

Picerie e lëvizshme

Një piceri e lëvizhme, ose më saktë një furrë e lëvizshme e vendosur mbi një mjet tregomësh, po qarkullon gjatë javëve të fundit në stadiumin “San Paolo”. Tifozët e kanë mirëpritur këtë risi dhe këtë e mbështesin 300 picat e blera gjatë pushimit të pjesës në ndeshjen Napoli – PSG.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.