Tripletë që në debutim, Andre Silva thyen rekordin 25-vjeçar

Nisje perfekte për Andre Silvën. Sulmuesi portugez u largua nga Milani për t’u transferuar te Sevilja dhe ai la shenjën e tij që në debutim duke shënuar një tripletë historike. 22 vjeçari shënoi tri herë në portën e Rajo Vajekanos duke thyer një rekord 25-vjeçar.

Duhet të kthehemi në sezonin 1993-1994, kur Romario i Barcelonës i shënonte tri here Betisit në ndeshjen e tij të parë në La Liga. Braziliani e mbyllte sezonin me 30 gola të shënuar në 33 ndeshje të zhvilluara dhe një vit më vonë, ai do të fitonte Kupën e Botës me Brazilin e tij.

Andre Silva ka përsëritur të njëjtën gjë mbas plot 25 vitesh. Tris që në start dhe tifozët e Seviljes kanë nisur të ëndërrojnë dhe urojnë që portugezi të vazhdojë të shënojë e të thyejë rekorde të tjera. Në një ndeshje në Spanjë, Silva ka shënuar më shumë se gjithë sezonin me Milanin, më të cilët arriti të shënonte vetëm dy gola në 24 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *