Trepça 89 mbetet në IPKO Superliga, Vëllaznimi eliminohet mes tensionit

0

Trepça ’89 ka siguruar qëndrimin në IPKO Superliga e Kosovës falë fitores 4 – 2 në Play-Out ndaj Vëllaznimit. Ekipi mitrovicas është ekipi i dytë nga Superliga që fiton në fazën Play-Out pas Gjilanit që eliminoi dy ditë më parë Besën e Pejës.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mungoi tensioni mes të dyja skuadrave dhe kartonët e kuq. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës gjakovare, ndërsa në të dytën mitrovicasit përmbysën rezultatin duke shënuar tri gola dhe mbajtur të paprekur portën e tyre.

Sezoni i adhshëm i IPKO Superligës së Kosovës do të ketë vetëm dy skuadra të ardhura nga Liga e Parë: Dukagjini dhe Vushtrria. Këto dy ekipe zëvendësojnë KEK-un dhe Lirinë e Prizrenit.

PLAY-OUT,  IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS

Trepça 89’ 4 – 2 Vëllaznimi
Shënues: Asare 14’, Manaj 56’, Hyseni 65’,  Hoti 87’ /  Bardhoku 26’, Murati 44’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.