Transferimi i Ikardit te Reali, Uanda Nara: Ka diçka të pavërtetë

0

Në Spanjë besojnë fort se Mauro Ikardi do të jetë goditja e Florentino Perez në merkaton e verës. Sulmuesi argjentinas ka prishur çdo raport me Interin dhe rrugët e tyre do të ndahen në fund të sezonit.

Siç raporton “Marca”, Ikardi mund të transferohet te Reali në fund të sezonit, për një shumë jo më të madhe se 100 milionë euro.

Uanda Nara, agjentja e lojtarit, ka dhënë një prononcim për gazetën spanjolle, duke mohuar zërat që Ikardi nuk mund të kalojë te Reali për fajin e saj.

Kemi shumë respekt për Realin e Madridit. Gazetat thonë që Mauro nuk mund të transferohet në Madrid për fajin tim, por kjo nuk është aspak e vërtetë”, sqaron Nara.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.