“Topi i Artë”, në votim mori pjesë një gazetar që nuk ekziston

0

“France Football” jep që nga viti 1956 “Topin e Artë”, por vigjilenca e atyre që merren me kontrollin e votave duket se nuk është dhe aq e madhe. Nuk është një akuzë e kotë, pasi në edicionin  fundit të këtij trofeu ka votuar një gazetar i cili nuk ekziston.

Në votim mori pjesë dhe një gazetar i Komoros, arqipelagu vullkanik në lindje të Afrikës. Abdou Boina, përfaqësues i albaladcomores.com kishte votuar Mbapen, Modriç, Ronaldo, Hazard dhe Salah, por personi në fjalë jo që nuk ekziston,por institucioni ku ai punon nuk ekziston prej 7 vitesh.

Duket në çmenduri, pasi në realitet nuk ka ndonjë kriter për përzgjedhjen e atyre që votojnë. Ku i dihet mund të ketë të tjera raste, ku votuesit në mos nuk ekzistojnë, mund të mos kenë lidhje me futbollin apo sportin në tërësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.