Tjetër tragjedi në boks, vdes boksieri argjentinas

0

Vetëm një ditë pas vdekjes së boksierit rus Maksim Dadashev, sporti i boksit është goditur nga një tjetër tragjedi. 23-vjeçari argjentinas Hugo Santijan ka ndërruar jetë pas pesë ditësh në gjendje koma.

Argjentinasi humbi ndjenjat pak sekonda pasi përfundoi duelin ndaj uruguaianit Eduardo Abreu. Santijan iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të ndaluar hemorragjinë në tru. Tragjedia bëhet akoma më e dhimbshme për shkakun se trajneri i i boksierit të ndjerë ishte babai i tij.

Santijan garonte në kategorinë e peshave super të lehta (63 kg) dhe kishte një rekord prej 19 fitoresh (8 nokaut), 6 humbjes (2 nokaut) dhe 2 barazimesh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.