Tiranë e cunguar, çështja “Sentamu” merr rrjedhë tjetër

Tirana përballet me Teutën nesër, ndërkohë që trajneri Ardian Mema nuk do të ketë në dispozicion disa lojtarë të rëndësishëm. Dorian Kërçiku, i dëmtuar para takimit me Kamzën, ende nuk është rikuperuar. Kështu mbrojtësi i djathtë do të duhet ta ndjekë sërish ekipin e tij nga tribuna.

Edon Hasani gjithashtu është i dëmtuar, si dhe i pezulluar me kartonë të verdhë për këtë javë. Shqetësimi i radhë për Memën është Marvin Turtulli. Shpresohej që shtatlarti të ishte gati, por burime të Sportekspres.com pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se qendërmbrojtësi nuk mund të jetë i gatshëm.

Me shumë mundësi do të debutojë në Superiore Jurgen Goxha, afrimi i vetëm i Tiranës në merkaton e janarit. Ndërkohë ka lajme edhe nga Sentamu.

Sulmuesi ka pasur probleme me dokumentacionin dhe nuk ishte bashkuar ende me skuadrën. Ai ndodhet në Ugandë, ndërkohë që gjatë javë së ardhshme pritet të bashkohet me skuadrën. Një lajm i mirë për Memën, i cili momentalisht po mendon të kalojë me sukses Teutën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *