Tifozët e Pizës “braktisin” ekipin, shkak bëhen rezervat e Juventusit

0

Të dielën, skuadra e Pizës do të udhëtojë drejt Torinos për t’u ndeshur me Juventusin. Jo, nuk bëhet fjalë për skuadrën e Alegrit, por për ekipin rezervë të Juventusit, që u themelua këtë vit pasi federata italiane i dha “dritën jeshile”, futjes së ekipeve rezervë në piramidën e futbollit italian.

Vendimi u shoqërua me protesta të shumta nga fansat e klubeve të vogla, duke thënë se kjo gjë do të dëmtojë ekipet e qytezave, gjë që do të bëjë që ligat gjysmë-profesioniste të mos kenë më konkurrencë.

Tifozët e Pizës, siç duket, ende e pranojnë këtë realitet të ri. Ditën e sotme ata kanë njoftuar bojkotin e transfertës së radhës me arsyetimin se ndeshja në fjalë nuk i meriton spektaklin që ato dhurojnë çdo fushë në tribuna, pasi sipas tyre ekipet B i humbin kuptimin garës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.