Superiorja “ndez motorët”, ja plani për javën e 26-të

Superiorja rikthehet në fundjavë dhe në program janë katër ndeshje mjaft interesante. Flamurtari ëshët pushim dhe merr tre pikët në tavolinë, pasi Kamza është përjashtuar. Rivalët e tjerë duhet të djersijnë për të fituar dhe të gjithë mezi presin të premten. Luhet një ndeshje e rëndësishme në garën për titull, Kukësi-Partizani. Dilema e vetme, stadiumi ku do të luhet: “Elbasan Arena”, ose “Loro Boriçi”.

Të shtunën zhvillohen tre ndeshjet e tjera. Gjithçka nis me përballjen Luftëtari-Skënderbeu në Gjirokastër prej orës 14:00, kurse tri orë më pas zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. Në kryeqytet Tirana pret Laçin, kurse Teuta kërkon kthesën kundër Kastriotit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26

E premte, më 29 mars 2019
Ora 18:00 | Kukësi-Partizani

E shtunë, më 30 mars 2019
Ora 14:00 | Luftëtari-Skënderbeu
Ora 17:00 | Tirana-Laçi
Ora 17:00 | Teuta-Kastrioti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *