Sukaj: Shkodra dhe Vlora kanë ngjashmëri, tani ndihem i vlerësuar

0

Xhevahir Sukaj është lojtar i momentit në Kategorinë Superiore, teksa ka shënuar katër gola në katër takimet e fundit.

Në një intervistë për “RTSH SPORT”, sulmuesi shkodran shprehet se thjesht po bën punën e tij si profesionist, ndërsa flet edhe për takimin e kësaj fundjave ndaj Luftëtarit.

“Unë jam profesionist dhe kam për detyrë që të kryej atë gjë që marr përsipër. Kam ardhur që të bëj më të mirën këtu. Falë Zotit, i gjithë ekipi po arrin të kontribuojë, kështu ndihesh dhe më i vlerësuar”.

“Shkodra dhe Vlora për mua janë dy ndër qytet më të vlerësuara te pjesa e talenteve. Gjithë jetës kanë prodhuar talente, ndaj për mua janë njësoj Shkodra e Vlora”.

“Ndeshja me Luftëtari është shumë e vështirë. Unë nuk ndaj kundërshtarët. Kukësi e kishte jetike të fitonte ndaj nesh, po aq të vështirë e konsideroj dhe ndeshjen me Luftëtarin”, përfundoi Sukaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.