Përballet si një “ish”, talenti i Bajernit: E dashuroj Verderin!

Vetëm 16-vjeç, Serxh Gnabri iu bashkua Arsenalit dhe ishte një ng talentët më premtues te skuadra londineze. Por me kalimin e viteve, sulmuesi gjerman nuk arriti të sigurojë një vend titullari me fanellën e “Topçinjve” dhe provoi disa skuadra në formë huazimi. Aty ku u rrit më shumë ishte ekipi i Verder Bremenit, ku ishte dhe një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga. Tashmë një titullar te Bajerni, 23-vjeçari do të përballet kundër Verder Bremenit në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Para ndeshjes kundër ish-ekipit të tij, Gnabri pranoi se gjithmonë ka pasur një dashuri të veçantë për Verderin, pavarësisht se tani i ka rivalë: “Që në ditën e parë që u transferova te Verderi, u dashurova me atë klub. Me tifozët, të cilët ishin të pabesueshëm në çdo moment. Me drejtuesit e klubit, stafin, që më besuan në një moment shumë të vështirë në karrierën time.

Ata kanë bërë shumë mirë në Kupë këtë sezon, kanë eliminuar Borusia Dortmundin, pastaj Shalken. Tani përplasemi kundër njëri-tjetrit dhe pavarësisht ndjenjave që kam për klubin e Verderit, uroj që Bajerni të arrijë finalen”, përfundoi Gnabri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online