Suedia na mund, tani duhet të fitojmë ndaj Maqedonisë

0

Në Maqedoni i mundëm, sot suedezët morën hak, brenda në Tiranë, duke fituar ndaj Shqipërisë 3-1. Në këtë mënyrë, kombëtarja shqiptare e volejbollit ka humbur shansin e madh për të siguruar që sot kualifikimin për në turin final në Euro Ligë.

Pas suksesit të djeshëm, pritej një fitore nga kuqezinjtë, që në fakt vuajtën shumë. Seti i parë përfundoi 25-22, me suedezët thuajse gjithë kohën në avantazh, ndërsa tanët nuk arritën të jepnin goditjen finale, kur pranë fundit bënë një kthesë të përkohshme.

Në setin e dytë u dërrmuam totalisht, duke u dorëzuar 25-12.

Reaguam në setin e tretë, duke fituar 25-23, por i njëjti rezultat u përsërit në setin e katërt në favor të nordikëve, edhe pse ishim ne që e nisëm më mirë.

Një disfatë e rëndë, që na detyron të fitojmë nesër, kundër Maqedonisë. Përballë është kombëtarja më e fortë e grupit, por gjithashtu e kualifikuar, ndaj shpresojmë që motivimi ynë të jetë më i madh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here