Starova s’gjen qetësi, sulmi mbetet problem

0

Trajneri i Partizanit ende nuk ka vendosur për lojtarin që do të aktivizojë në ofensivë. Sukaj, Asani, Bardhi dhe Fili janë provuar

5 gola të shënuar në 9 ndeshje tregojnë edhe problemin që ka Partizani në repartin e sulmit. Faza ofensive ka qenë edhe një ndër arsyet kryesore të paraqitjes së dobët të të kuqve në 9 ndeshjet e para të kampionatit. Tekniku Starova ka detyrën e vështirë të ndryshojë situatën me të njëjtin kontingjent. Numri një i stolit e di se ka vështirësi të mëdha dhe këtë po e konstaton edhe në seancat stërvitore me ekipin e tij. Alternativat janë 4-ët, por asnjëri nuk ka arritur ta bind 100 për qind “Bobin” për ta aktivizuar si titullar. Numri një i stolit po alternon thuajse çdo ditë lojtarët në stërvitje, e sidomos në repartin e sulmit.
SULMI – Tekniku Starova ka provuar deri tani me radhë 4 lojtarët e sulmit. Sukaj, Bardhi, Asani dhe Fili po duelojnë me tyre për një vend në formacionin titullar. Java nisi duke provuar Sukajn si titullar, më pas Filin, për të kaluar te Asani dhe Bardhi. Ditën e djeshme, Starova ka preferuar sërish Sukajn si zgjedhje të parë, ndërsa nuk dihet me siguri se cilin prej tyre do të aktivizojë ditën e enjte kundër Laçit. Asani është emri që duket më afër, pasi 22-vjeçari mund të ketë shansin e tij, plus vjen edhe si një “gjysmë-zbulimi” i Starovës. Në rast se shkon gjithçka mirë, meritat i mbesin atij, anasjelltas nëse dështon. Afrimi i Filit me grupin është një tjetër “as” nën mëngë i 61-vjeçarit.
“PROVAT TEKNIKE” – Starova po përgatit edhe provat për ndeshjen kundër Laçit. Tekniku po punon për taktikën që do të përdorë kundër bardhezinjëve. Numri një i stolit kërkon të befasojë skuadrën vendase me krahët e shpejtë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të preferojë Sukajn si pikë referimi të kroseve të Trashit dhe Prognit, apo do t’i japë skuadrës befasi nga këmbët e Bardhit, teknikës së Asanit dhe shpejtësisë së Filit. Të tre lojtarë thuajse me karakteristika të njëjta.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image