Spektakël mes Kukësit e Lirisë, 6 gola dhe super Guri e Korenica

0

Kukësi ka luajtur ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit të ri Mlladen Milinkoviç, duke u ndeshur në Pezë-Helmës me Lirinë e Prizrenit.

Vizitorët e drejtuar nga Bledi Shkëmbi kanë shkëlqyer këtë verë dhe sot ndalën kampionët e Shqipërisë te barazimi 3-3.

Protagonist absolut sulmuesi Korenica, autor i tre golave, dy që në fillim të ndeshjes. Liria shkoi në avantazh 2-0, por Kukësi ktheu rezultatin, me një penallti të shënuar nga Naser dhe dy gola nga Sindrit Guri. 3-2 në pushim, ndërsa në pjesën e dytë Korenica barazoi, me Lirinë që u ndëshkua edhe me karton të kuq (Basriu).

Përfundimisht 3-3, gola e lojë mjaft e bukur. Kukësi ende i pakompletuar, Liria duket shumë mirë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image