Skënderbeu ia mori Kukësit, tani ftohet në kombëtare

0

Verën e shkuar kuksianët nuk u ndjenë mirë kur Benejam Demte iku nga verilindorët dhe iu bashkua Skënderbeut. Ende nuk kishte firmosur me Kukësin dhe korçarët e “joshën” mesfushorin, i cili këtë sezon pritet që të ketë më shumë hapësira në ekipin e drejtuar nga Orges Shehi.

Etiopiani është përfshirë së fundmi në listën e kombëtares së tij, që më shtatë shtator do të luajë kundër Sierra Leone në kualifikueset e “Kupës së Afrikës”. Demte do tentojë të bindë stafin teknik që ta mbajë në listë për këtë ndeshje.

Momentalisht është zbuluar lista provizore e lojtarëve që do të bashkohen me Etiopinë, ndërkohë që pritet që ajo do të reduktohet në 23 lojtarë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.