Skënderbeu huazon një talent, falënderime të shumta për korçarët

Skënderbeu ka afruar shpesh lojtarë nga Kosova dhe disa prej tyre kanë dhënë kontribut të vyer në sukseset e korçarëve vitet e fundit. Gjatë verës u afrua edhe i riu Almir Ajzeraj, i cili për nga stili ngjasonte me Bernard Berishën.

Gjithsesi bëhej fjalë për një futbollist në moshë të re dhe hapësirat për të kanë qenë të pakta. Ajzeraj luajti si zëvendësues në takimin e parë të kampionatit me Skënderbeun, ndërkohë që ka pasur edhe një dëmtim që e ka penalizuar.

Duke parë situatën e krijuar, korçarët i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ballkanit për ta huazuar mesfushorin 21-vjeçar. Gjithçka është zyrtare, teksa sot Ajzeraj është prezantuar në ekipin e ri dhe shpreson të ketë minuta në IPKO Superliga e Kosovës.

Almir Ajzeraj, lojtari i cili i bashkohet rrugëtimit tonë për sezonin pranveror në formë huazimi nga Skënderbeu me pëlqim tripalësh. Faleminderit klubit të madh shqiptar për mundësine e bashkëpunimit. Me ardhjen e Almirit edhe zyrtarisht e mbyllim këtë afat kalimtar.  Klubi po kryen edhe përgatitjet e fundit në Durrës, për t’u kthyer sa më kompakt për lojen e parë për Digitalb Kupën e Kosovës më 9 shkurt. Na prift e mbara Suharekë, FC Ballkani“, shkruhet në deklaratën e klubit dardan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *