Skandali në ndeshjen Kamza-Laçi bën bujë edhe në mediat europiane

0

Ajo që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit ka shkaktuar bujë të madhe edhe në mediat europiane, që kanë dënuar ashpër sjelljen e personave që u futën në fushë dhe sulmuan gjyqtarin Eldorian Hamiti.

Një penallti në minutën e 94’ në favor të Laçit, bëri që presidenca e Kamzës dhe disa tifozë të acaroheshin dhe të futeshin në fushën e lojës, për të sulmuar kryesorin e sfidës. Ky skandal në futbollin tonë është përmendur në shumë media. Tabloidi britanik, “One Football” shkroi: “Skandal, sulmohet gjyqtari në Shqipëri!”, ndërsa portali grek, “SDNA.gr” shkroi: “Rrihet arbitri në Superligën shqiptare”, lajm ku shikohen dhe pamjet e turpshme të momentit kur Hamitaj sulmohet.

Sot, Federata Shqiptare e Futbollit dënoi ashpër skuadrën e Kamzës, me pezullim nga çdo aktivitet fizik, si dhe rënie në Kategorinë e Dytë në fillimin e sezonit të ardhshëm. Përveç klubit, u dënuan ashpër dhe personat përgjegjës për sulmin kundër gjyqtarit Hamitaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.