Skandal përgjimesh në Skoci: policia spiunonte tifozët

Orë të nxehta në Skoci dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pas skandalit që lidhet me përgjimet e  tifozëve. Sky News raporton detajet interesante të një hetimi që është bërë nga policia skoceze.

Tifozët akuzojnë policinë se ka marrë në dorëzim të dhënat personale dhe të celularëve, pa arsye dhe pa bërë asnjë kërkesë. Sistemi është krijuar në vitin 2011 pas një ndeshje të nxehtë ndërmjet Sëlltik dhe Rejnxhërs dhe në teori duhej të shërbente për të ulur krimet dhe aktet terroriste.

Aktualisht në operacionin e përgjimeve janë përfshirë 15 zyrtarë dhe buxheti vjetor i projektit e kalon shifrën e 700 mijë eurove. Protestat e mbështetësve lidhen me faktin se përvetësimi i të dhënave personale nga policia, ka pak lidhje (për të mos thënë aspak) me kriminalitetin dhe terrorizmin.

Pas hetimit të Sky News, rezulton se vetëm në vitin 2016 janë bërë 3007 mandate për përgjime. Mandatet lidhen të gjitha me shpërndarjen e drogës, grabitje me armë, ose me raste të tjera që lidhen me sigurinë kombëtare. Çështja ende nuk është zgjidhur, me tifozët që kërkojnë respekt për privatësinë, ndërsa policia për t’u mbrojtur përdor argumentin e luftës kundër terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *