S’ka si tifozët gjermanë, çfarë surprize për skuadrën e vogëlushëve

Gjermanët nuk kanë konkurrencë përsa i përket numrit të tifozëve në stadiume. Në divizionin e katërt gjerman mund të gjesh stadiume që kanë numër më të lartë tifozësh se skuadra të Serie A, La Ligës ose Ligue 1.

Atmosfera më spektakolare të vitit javës së kaluar e kanë dhënë tifozët e skuadrës së Braunshvajgut. Teksa skuadra e parë është në një gjendje të mjerueshme (e fundit në Bundesligën e 3-të), tifozët kanë menduar që të mbështesin disa lojtarë special.

Bëhet fjalë për skuadrën e 10-vjeçarëve të cilët patën mbështetjen e qindra tifozëve, teksa po zhvillonin ndeshjen e tyre të përjavshme. Me siguri nuk kanë ndërmend të humbin këtë rast.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *