Shqipëria ia del, thyen Austrinë dhe ëndërron

0

Shqipëria futet në valle, volejbollistet kuqezi kanë mposhtur 3-1 Austrinë, në një ndeshje mjaft të bukur.

Pas humbjes ndaj Finlandës së frikshme, Shqipëria nuk mund të gabonte më dhe ia doli mbanë.

Një paraqitje mjaft pozitive, edhe pse sërish me gabime, sepse fitorja mund dhe duhej të ishte më e thjeshtë, ndaj një Austrie inferiore.

Seti i parë u fitua bindshëm nga tonat, i dyti me meritë nga rivalet, por më pas Shqipëri në rritje dhe fitore e merituar, në një ambient entuziast, me qindra tifozë kuqezinj.

Nesër përballemi me Bjellorusinë dhe është prova e së vërtetës: po fituam, shpresojmë te kualifikimi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.