Shpërthejnë tifozët, Skënderbeu publikon dokumentin

0

Skënderbeu dhe UEFA do të përballen mes tyre më 16 dhe 17 prill në CAS. Komentet e shumta të tifozëve kanë bërë që klubi të nxjerrë dokumentin që e fakton se seanca dëgjimore do të zhvillohet në datën e publikuar nga klubi.

E gjithë kjo situatë u krijua për shkak se CAS në faqen e vet zyrtare nuk kishte publikuar një datë për seancën dëgjimore. Mosbesimi i tifozëve bëri që Skënderbeu të postonte edhe “e-mailin” e shkëmbyer mes klubit dhe CAS-it.

Lista e seancave dëgjimore për muajin prill

Sikurse dihet, UEFA e ka përjashtuar Skënderbeun për 10 vite nga kupat e Europës, si dhe e ka gjobitur me 1 milion euro. Korçarët duan rrëzimin e këtij vendimi, që do t’u sillte bardhekuqve miliona euro në llogari në rast se e fitojnë çështjen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.