Shorti i Kupës nesër, ka një plan për Superioren në fundjavë

0

FSHF ka njoftuar ditën e sotme se nesër prej orës 11:00 do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Goglat do të përcaktojë dy çiftet dhe sikurse dihet Skënderbeu, Kukësi, Luftëtari dhe Tirana janë skuadrat që vijojnë garimin në këtë kompeticion. Ndeshjet e para zhvillohen të mërkurën e ardhshme, më 24 prill.

KAMPIONATI – Ndeshjet e javës së 30-të zhvillohen ditën e shtunë të gjitha. Luftë për mbijetesën dhe për kupat e Europës, me titullin që duket një çështje e mbyllur. Gjithsesi mund të jetë Kastrioti klubi që mund të rikthejë ekuacionet në Superiore.

Krutanët presin Partizanin kryesues dhe vetëm fitorja u bën punë. Skuadra e Devollit shpreson në një humbje të Tiranës me Kukësin, çka do ta çonte sërish në tre pikë diferencën mes skuadrave. Në Laç vendasit luajnë me Skënderbeun dhe do kërkojnë t’i parakalojnë korçarët në renditje. Flamurtari-Luftëtari është një tjetër takim i rëndësishëm i kësaj jave, ndërkohë që merr tre pikët në tavolinë Teutë, që në program ka sfidën me Kamzën e përjashtuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E diel, më 20 prill 2019

Ora 16:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 16:00| Laçi-Skënderbeu
Ora 19:00 | Tirana-Kukësi
Ora 19:00| Flamurtari-Luftëtari

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.