Shehi: Vuajtëm 45 minuta, por besoj shumë te kualifikimi

Portieri Orges Shehi luajti ndeshjen e tij numër 300 në karrierë me Skënderbeun në Mlada Boleslav dhe ishte më i miri në fushë, duke evituar disa gola të sigurt në pjesën e parë. Ajo pjesë e parë e shqetëson shumë Shehin, i cili e pranon se ato 45 minuta duhen evituar në Elbasan, ku beson shumë te kualifikimi.

Pas zbritjes në Rinas, portieri veteran tha: “Na koinçidoi ndeshje e vështirë, për vetë faktin se nuk arritëm të kapnim ritmin e tyre, ndoshta edhe për shkak të fushës dhe ambientimit me terrenin, sidomos në pjesën e parë. Ishte një ndeshje me dy tablo, por në pjesën e dytë u rikthyem aty ku duhej dhe u paraqitëm mjaft mirë. Pjesa e parë linte shumë për të dëshiruar.

“Tani e njohim edhe më mirë kundërshtarin dhe do të bëjmë maksimumin për të siguruar kualifikimin dhe shpresat janë shumë të mëdha. Mendoj dhe shpresoj shumë se do t’ia dalim mbanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *