FSHF reagon: Po punojmë që Ismail Morina të mos ekstradohet

Ismail ‘Ballist’ Morina është në qendër të vëmendjes, pasi lajmi i ekstradimit të tij drejt Serbisë ka shqetësuar jo pak opinionin publik në vend. Pas reagimeve të shumta të tifozëve, por jo vetëm, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit. Përmes një postimi në “Facebook” FSHF njofton se është e angazhuar në ndryshimin e vendimit për Morinën, njëkohësisht i bën thirrje organeve të shtetit tonë që të kenë ndikimin e tyre në këtë çështje.

FSHF reagon publikisht dhe i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. Menjëherë pas publikimit në media të lajmit për vendimmarrjen e Gjykatës së Dubrovnikut në Kroaci për Ismail Morinën, i ndaluar ditë më parë, FSHF ka nisur menjëherë edhe interesimin e saj të drejtpërdrejtë për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë këtij problemi shumë të ndjeshëm për tifozët dhe shqiptarët kudo qe ndodhen.

FSHF është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një çështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast. FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një diçka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë. Ndërkaq, Federata ka nisur menjëherë kontaktet edhe me autoritetet shqiptare për të parë dhe operuar çdo mundësi që ekziston deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, në mosekstradimin e tij drejt Serbisë”, përfundon njoftimi i FSHF-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online